Haziri: Kërkuam që seanca konstituive të mbahet sonte që të ruhen

0%

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë sonte deri në orën , me qëllim respektimin e afatit kushtetues.

Në një prononcim nga holli i Kuvendit, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së bazohet në respektimin e Kushtetutës, ruajtjen e frymës kushtetuese dhe standardeve institucionale të vendit.

“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora , në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve tona në Kosovë, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në historinë tonë politike”, tha Haziri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shtuar se LDK-ja duhet të vazhdojë të luajë rolin e garantuesit të institucioneve të Republikës. “Edhe sot, edhe asaj dite, besojmë se duhet të vazhdojmë të jemi gardianë të Republikës”, u shpreh ai. I pyetur nëse deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancën e caktuar për të shtunën në orën , Haziri ka konfirmuar se grupi parlamentar do të jetë i pranishëm.

“Natyrisht që grupi parlamentar i LDK-së takohet paradite, ne ftesën e kemi marrë sot për nesër nga ora ”, tha Haziri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com