Hamza e quan “lojë” ofertën e Kurtit për t’ia dhënë PDK-së postin e

0%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në orën , në një deklarim për media, i shoqëruar nga deputetët e kësaj partie, tha se kanë qëndruar në objektin e Kuvendit deri në orët e vona, të gatshëm për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

Hamza tha se se nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja përgjegjësia për këtë do t’u takojë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe partisë së tij. “Deputetët e PDK-së jemi deri në këtë kohë në objektin e Kuvendit, që fatkeqësisht edhe në këtë aspekt administrata e Kuvendit i ka të mbyllura dyert e sallës.

Jemi këtu për të treguar gatishmërinë për pjesëmarrjen në seancën konstituive”- ka deklaruar Hamza. Hamza tha se moskonstituimi i Kuvendit është shkelje e Kushtetutës, është mosrespektim i aktit më të lartë juridik, është cenim i demokracisë, është marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ofertën e Kurtit për PDK-në ai e quajti joserioze dhe lojë për blerje të kohës dhe bartjen e përgjegjësisë te partitë e tjera. “Fare, fare s’ka seriozitet nga Kurti. Ftesat janë për të blerë kohë dhe për t’ia faturuar fajin dikujt tjetër pse po shkojmë në zgjedhje. Nëse vendi shkon në zgjedhje, adresa është Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Po hyjmë në një fushë të panjohur”- tha ai.

Se a marrin pjesë në seancën e 8 gushtit, ai tha se do e shqyrtojnë në mëngjes.

Burimi: Kallxo