Një zyrtar amerikan ka deklaruar se është bërë progres në bisedimet mes Iranit dhe Omanit, me qëllim rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar. “Presim një marrëveshje së shpejti”, ka thënë një zyrtar amerikan në Uashington, në një deklaratë të dërguar për gazetarët, transmetojnë mediat izraelite.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se një marrëveshje është afër që nga e shtuna, kur anuloi një sulm të madh ushtarak kundër objekteve energjetike iraniane. Raportimet e fundit kanë bërë të ditur se palët kanë arritur një marrëveshje kornizë. “Pasi të shpallet një marrëveshje për të rivendosur transportin tregtar pa pengesa, SHBA do të heqë bllokadën e porteve iranian.
Veprimet e SHBA-së do të vazhdojnë të jenë të bazuara në performancë dhe të lidhura me zbatimin e angazhimeve të Iranit”, ka theksuar zyrtari amerikan. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
