Joshua Kimmch mungoi stërvitjen e fundit të Bayernit para miqësores të së premtes ndaj Aston Vilës për shkak të një dëmtimi. Ylli i Bayernit, Joshua Kimmch, është detyruar të marrë një pushim nga stërvitjet. 31 vjeçari mungoi në seancën stërvitore të së enjtes për shkak të problemeve të lehta muskulore në zonën e aduktorëve.
Për këtë arsye, ai me shumë gjasa nuk do të rrezikohet në përballjen miqësore të së premtes ndaj Aston Vilës. Trajneri Vinsent Kompani pritet të marrë një vendim përfundimtar për aktivizimin e tij vetëm pas vlerësimit të situatës fizike të mesfushorit. Edhe mesfushori i ri Bara Spoko Ndiaje nuk mori pjesë në stërvitjen e së enjtes, pasi pësoi një goditje në gju.
Bajerni dhe Aston Vila do të përballen në Hong Kong të premten në orën sipas kohës së Evropës Qendrore.
