Shpërndaje në: Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja, përgjegjësia për këtë do t’u takojë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe partisë së tij. Ka shtuar se nuk përjashtohet organizimi i protestave.
Hamza ka thënë se deputetët e PDK-së kanë qëndruar në objektin e Kuvendit deri në orët e vota, të gatshëm për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, por ka kritikuar faktin që salla e Kuvendit ka qenë e mbyllur. “Deputetët e PDK-së jemi deri në këtë kohë në objektin e Kuvendit, që fatkeqësisht edhe në këtë aspekt administrata e Kuvendit i ka të mbyllura dyert e sallës.
Jemi këtu për të treguar gatishmërinë për pjesëmarrjen në seancën konstituive”, ka deklaruar Hamza. Ai ka akuzuar pushtetin për mosrespektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shkelje të Kushtetutës, pasi Kuvendi nuk u konstituta brenda afatit kushtetues. “Kemi të bëjmë me mosrespekt të aktgjykimit të Kushtetueses, që është shumë preciz.
Është shkelje e Kushtetutës, është mosrespektim i aktit, është cenim i demokracisë, është marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore”, ka thënë ai.
Edhe Arbëri 31 dhj 2025 Viti i votës Hamza ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk janë pronë e asnjë partie politike, duke shtuar se PDK-ja do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe demokratike për, siç tha, mbrojtjen e kushtetutshmërisë. “Nuk është Republika e Kosovës pronë e asnjë partie. Shteti qeveriset me rregulla, me ligje.
Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, demokratike në mbrojtje të kushtetutshmërisë së vendit”, u shpreh Hamza. Sipas tij, komunikimet e fundit nga Kurti nuk tregojnë gatishmëri serioze për zgjidhjen e situatës, por synojnë blerjen e kohës dhe bartjen e përgjegjësisë te partitë e tjera. “Fare, fare s’ka seriozitet nga Kurti.
Janë për të blerë kohë dhe për t’ia faturuar fajin dikujt tjetër pse po shkojmë në zgjedhje. Nëse vendi shkon në zgjedhje, adresa është Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Po hyjmë në një fushë të panjohur”, ka deklaruar kryetari i PDK-së.
Edhe Arbëri 22 pri 2026 Tahiri: S’u ftuam zyrtarisht nga Kurti, të mos flasim për mesazhe me kërkesa për pazare Sa i përket pjesëmarrjes në seancën e nesërme, Hamza ka thënë se PDK-ja do ta trajtojë situatën gjatë ditës së nesërme. “Nuk jemi faktor të bllokimit të formimit të institucioneve”, ka përfunduar Hamza.
