PDK, LDK dhe Aleanca vijnë në Kuvend para mesnatës, hasën në dyer të

0%

Deputetë të PDK-së, LDK-së, Aleancës, po qëndrojnë në sallat parlamentare në Kuvendin e Kosovës me shpresën dhe thirrjen që sot të mbahet seanca konstituive, ndërkohë që kryesuesi i seancës Avni Dehari e ka thirrur për të shtunën më 8 gusht.

Edhe pse Enver Hoxhaj e Përparim Gruda nga PDK, dhe Besnik Tahiri, Burim Ramadani e më pas Albana Bytyqi ngq Aleanca provuan të hyjnë në sallën plenare rreth orës të 7 gushtit, nuk arritën dot. Dyert e sallës së deputetëve janë të mbyllura, dhe ata u detyruan të kthehen mbrapsht.

Në interpretimin e Lëvizjes Vetëvendosje seanca konstituive mund të thirret edhe të shtunën pasiqë sipas tyre ende nuk është përfunduar afati kushtetues. Kurse, sipas partive opozitare, afati për konstituimin e Kuvendit përfundon më 7 gusht në të mesnatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi që dyert janë të mbyllura nga të dyja anët, ata u deklaruan shkurt për media, duke akzuat LVV-në se po shemb rendin kushtetues duke mos konstituar Kuvendin brenda 7 gushtit.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ndodhet në një moment kritik për demokracinë dhe institucionet, ndërsa, sipas saj, PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues. “Është e papranueshme dhe ekstremisht e dënueshme nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës çdo përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues”- deklaroi Çitaku.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij ka kërkuar mbajtjen e seancës deri në mesnatë për të respektuar afatet dhe frymën kushtetuese, duke theksuar se deputetët kanë përgjegjësi të mbrojnë institucionet dhe interesin e qytetarëve.

Edhe Haziri u deklarua për media pak para mesnatës, i shoqëruar me disa ngq 10 deputetët e LDK-së që qëndruan në Kuvend me shpresën që do të mbahet seanca. Ai tha se LDK-ja e sheh veten si “gardiane të Republikës” dhe se angazhimi i deputetëve është të avancojnë mirëqenien e qytetarëve dhe të ruajnë rendin kushtetues.

Sa i përket seancës së thirrur për të shtunën, Haziri bëri të ditur se LDK-ja do të mblidhet në mëngjes për të vendosur nëse do të marrë pjesë. Haziri konfirmoi se LDK-ja mbetet e hapur për takime të tjera me Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse, sipas tij, palët vazhdojnë të kenë dallime për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.

Duke folur për kërkesën e LDK-së që të propozojë kandidatin për president, Haziri tha se kjo nuk lidhet me postin e kryeministrit, por me nevojën për balancim të pushtetit mes partnerëve qeverisës. “Nëse qeverinë e udhëheq partia e parë, atëherë pushteti duhet të balancohet me partnerët.

Një president i zgjedhur me dy të tretat është figurë konsensuale, u shërben të gjithëve dhe mbron rendin kushtetues”- shpreh ai për media pak para mesnatës së 7 gushtit, i cili doli në konferencë për media me një pjesë të deputetëve të LDK-së. Në fund, Haziri mohoi raportimet se emri i tij është diskutuar si kandidat i mundshëm i LDK-së për postin e presidentit.

Haziri, ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar deri sonte, kur është pyetur nëse Vjosa Osmani mbetet emri i propozuar i kësaj partie për postin e presidentit. Poashtu, kritikoi që dyert e sallës plenare janë mbyllur për deputetët. “Mbyllja e derës të sallës plenare është frikë, është cenim”- tha ai.

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri nga Aleanca ka thënë se dyert janë të mbyllura, pasi bashkë me Ramadanin provuan të hyjnë. Tahiri ka deklaruar se vendimi i kryesuesit Avni Dehari që seanca të ftohet për 8 gusht shkel Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese në rastet paraprake. “Ata që kanë dhënë urdhër për të mbyllur derën duan që ne të bëjmë akte vandale.

Por ne kurrë s’do ta bëjmë këtë ndaj institucionit më të lartë të Republikës së Kosovës. Ne vetëm kërkojmë respektim të rendit kushtetues dhe mbrojtje të shtetit. Kjo sonte është edhe një goditje e rëndë që i jepet shtetit”- ka thënë ai. Tahiri tha se janë të bindur se po shkelet rendi kushtetues. “Ne kërkojmë që deri në orën të mblidhen e të vijnë.

Sa i përket nesër në orën , kjo është një çështje që ndërlidhet me grupet parlamentare. Për mua më e rëndësishmja është që partia që i ka 53 deputetë të jetë e pranishme, por ata nuk janë”- tha ai. Në Kuvend pas orës , kanë ardhur edhe dy deputetë të Listës Serbe.

Goran Rakiq nga kjo parti tha shkurt për media se “kanë ardhur për të respektuar të drejtëm dhe ligjet.” Ndërkohë, si përgjigjie ndaj opozitës, ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati reagoi ndaj kritikave të opozitës për mosmbajtje sonte të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues dhe caktimit për nesër i kësaj seance, që sipas opozitës, është shkelje kushtetuese.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me . Me ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin. Askush prej opozitës asokohe, e as prej “analistëve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem e as si shkelje kushtetuese. Çka kanë sot?”- ka shkruar Murati në Facebook.

Burimi: Kallxo