Plagoset me armë një person në Istog, i dyshuari në arrati

0%

Një person është lënduar nga arma e zjarrit sonte në fshatin Banjë të Istogut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Rugovës, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile. “I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij” , tha Rugova.

Burimi: Bota Sot