PDK-ja, LDK-ja e Aleanca në Kuvend, kërkojnë të mbahet sonte seanca

0%

Shpërndaje në: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca janë mbledhur me grupet e tyre parlamentare në objektin e Kuvendit dhe po kërkojnë që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet sonte, pak orë para se të skadojë afati 30-ditore për konstituimin e Kuvendit.

Gjatë një paraqitje për media, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ndodhet në një moment kritik për demokracinë dhe institucionet, ndërsa, sipas saj, PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues. Çitaku shtoi se Republika dhe demokracia janë më të rëndësishme se çdo lider, ambicie apo interes politik.

Tutje, ajo theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po refuzon respektimin e rregullave dhe normave kushtetuese. “Është e papranueshme dhe ekstremisht e dënueshme nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës çdo përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues”, deklaroi Çitaku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çitaku i bëri thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në Kuvend dhe të vazhdohet procesi i konstituimit të institucioneve. Thirrje për Kurtin pati edhe nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Burimi: Koha