Georgi Kabakov do të jetë arbitri kryesor në ndeshjen Egnatia – Shamrock Rovers, e vlefshme për raundin e 3-të në Europa League. Edhe pse bullgari ka drejtuar sfida në kompeticionet e UEFA-s deri në Champions League, ka precedent negativë.
Në vitin 2025, Federata Bullgare e Futbollit e pezulloi për një përiudhë të pacaktuar, pas një goli të diskutueshëm në ndeshjen Slavia Sofia – Lokomotiv Sofia, teksa në aksion pati një prekj të dyfishtë me dorë. Ndeshja e parë mes irlandezëve dhe kampionëve të Superiores, u mbyll 3 – 1 për Shamrock, kurse e kthimit luhet më datën 13 gusht, në Rrogozhinë, ora .