Shkëndija ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Hibernian. Ekipi tetovar u mposht 2:1 në udhëtim nga skuadra skoceze, në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës. Pjesa e parë ishte e qetë, pa gola të shënuar dhe me pak raste.
Në minutën e 73-të, Elding kaloi vendasit në epërsi, kurse tre minuta më vonë, Shkëndija u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin me të sapo inkuadruarin në lojë, Gjogjievski. Në minutën e 90-të, O’Hora realizoi dhe e riktheu epërsinë e Hibernian. Përkundër fitores së ngushtë, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën tjetër në Shkup.
