Drita superiore, një hap larg play-offit të Ligës së Konferencës

0%

Drita ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Kampionia në fuqi e Kosovës triumfoi me rezultat 4:1 në udhëtim ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë solli plot pesë realizime.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 56-të, kur Prandelli shënoi për 1:0. Megjithatë, reagimi i Dritës ishte i menjëhershëm. Ovouka barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Arb Manaj përmbysi rezultatin duke e kaluar kampionen kosovare në epërsi.

Në minutën e 82-të, Besnik Krasniqi realizoi për 3:1, ndërsa i njëjti futbollist vulosi fitoren me gol nga pika e bardhë në minutën e tretë shtesë për rezultatin përfundimtar 4:1. Me këtë fitore bindëse, Drita hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku gjilanasit do ta nisin përballjen me një epërsi komode prej tre golash.

Burimi: Bota Sot