Dembele drejt rinovimit me PSG

0%

Negociatat mes Paris Saint-Germain dhe Ousmane Dembele për rinovimin e kontratës po ecin në mënyrë shumë pozitive, me palët që janë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Sipas raportimeve, klubet nga Arabia Saudite kanë bërë oferta financiare gjigante për sulmuesin francez, duke tentuar ta bindin të largohet nga Parisi.

Megjithatë, Dembele ka vendosur të mos i marrë në konsideratë këto propozime. 27-vjeçari mbetet shumë i lidhur me PSG-në dhe prioriteti i tij është vazhdimësia në klubin parisien, ku ndihet pjesë e projektit dhe dëshiron të vazhdojë karrierën.

Burimi: Bota Sot