Chelsea kërkon 88 milionë euro

0%

Chelsea kërkon 88 milionë euro Paris Saint-Germain ka vendosur në radar mbrojtësin e djathtë francez Malo Gusto, i cili mund të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve, PSG e sheh 22-vjeçarin si konkurrencën ideale për Achraf Hakimi në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Trajneri Luis Enrique ka dhënë miratimin për këtë transferim dhe e konsideron Guston një përforcim të rëndësishëm për skuadrën. Megjithatë, arritja e marrëveshjes nuk pritet të jetë e lehtë. Chelsea nuk ka ndërmend ta shesë lirë mbrojtësin francez dhe kërkon rreth 88 milionë euro për kartonin e tij.

Burimi: Bota Sot