Shkëndija mposhtet në finish në Skoci, flet Pollozhani

0%

Shkëndija nga Tetova është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra skoceze Hibernian, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Conference League të zhvilluar në Edinburgh. Kuqezinjtë panë veten në negativë pas golit të Loëe në minutën e 74-t. Reagimi erdhi menjëherë, kur Gjorgjievski barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 76-të pas një asistimi të bukur nga Zejnullai.

Megjithatë, vendasit arritën të marrin fitoren me mjaft fat pas golit të O’Hora në minutën e 90-të. Përkundër kësaj humbjeje minimale, fati i kualifikimit mbetet tërësisht i hapur për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e ardhshme në Shkup. Komenti i ndeshjes… Artim Pollozhani:: “Ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar që është fizikisht i mirë.

Unë mendoj që me atë që dhanë dy ekipet në fushë sot, mund të ishte rezultati i drejtë, por që mënyra se si erdhi, me një goditje standarde në fund, na vjen keq sepse mund të evitohej. Por që ka ndeshje kthimi, është ndeshje me eliminim, patjetër që do të tentojmë që të marrim maksimumin në Shkup. Unë mendoj që çunat dhanë maksimumin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kishim problematika në fazën e mbrojtjes në pjesën e parë, që mendoj që pjesën e dytë i evituam për vetë faktin që në krahun e majtë nuk ishte roli natyral i Zejnullait, por që ai sakrifikoi për ekipin.

Por që në atë fazën e mbrojtjes në 30 metrat e fundit, nuk ishte si plan që ne të zbresim poshtë, pavarësisht se kundërshtari ndonjëherë të vë në vështirësi që të zbresësh, unë mendoj që këtë problematikë pjesën e dytë e rregulluam pak. Dhe me një vëmendje tjetër ose me një vëmendje të shtuar, mendoj që mund të dilnim të pamposhtur këtu.

Por që me atë që dhanë në fushë ekipet, mund të jetë rezultati i drejtë, por vetë fakti se si erdhi është mërzitje me të vërtetë për ekipin tonë.” Ndikimi i kushteve atmosferike në Shkup…

Artim Pollozhani: “Mendoj që edhe mund të jetë një farë lloj avantazhi, por që ne e dimë që përballë kemi një kundërshtar të fortë, që patjetër që duhet të futemi me maksimumin për të bërë maksimumin, për të marrë maksimumin.

Zakonisht në eksperiencën që kam pasur edhe në të kaluarën si futbollist, ekipet skoceze kanë pasur problem me kushtet atmosferike, por që nuk mendoj që mund të jetë ndonjë problem.

Ajo që duhet të them është që ne duhet të kryejmë punën tonë dhe detyrat që ne do t’i japim për ndeshjen e kthimit, që patjetër do të tentojmë që të kualifikohemi edhe kjo do të ishte fantastike si për çunat, si për klubin edhe për stafin.” Mungesat në skuadër, vonesa e vizës…

Artim Pollozhani : “Unë mendoj se ishte e ndjeshme pjesa e portierit, sepse ti portierin e ndërron kokë më kokë, dhe mendoj se Ramani ka bërë një ndeshje të mirë, për ta përgëzuar, unë e uroj sepse është ndeshja e tij e parë. Ndërsa sa i përket mungesave të tjera, është një pozicion që nuk kemi ndërrim natyral për atë pozicion.

Dhe tani në momentin që detyrohesh që dikë nga mesi i fushës ta çosh nga krahë të mbrojtjes, atëherë patjetër që humb manovrën edhe tek mesi i fushës. Unë mendoj që në pjesën e parë kjo ndikoi sepse patjetër që Zejnullahu nuk është mbrojtës i majtë dhe kjo manovër e fazës së mbrojtjes kishim pak probleme, që unë mendoj që pjesën e dytë e rregulluam.

Për sa i përket pyetjes tjetër se a ndikoi ardhja ime me vonesë këtu, unë kam qenë gjatë gjithë kohës në komunikim me stafin, sepse patjetër që gjatë gjithë kohës duke pritur që dokumentacioni të rregullohet, për fat të mirë timin u rregullua. Por unë kam besim tek stafi dhe me atë pjesën e stërvitjes edhe të motivimit e kanë bërë 100%, kështu që nuk ka asnjë lloj problemi.

Tani nëse kthehemi te ajo që a ishte mirë që unë të isha me kohë këtu, po patjetër që ishte mirë të isha, por që ka gjëra që nuk varen nga ne dhe duhet t’i pranojmë ashtu siç janë.” Forma e Gjorgjievskit, puna e Ndzengue-s… Artim Pollozhani: “Nuk duhet kritika për Ndzenguen, ai prodhon një volum jashtëzakonisht të mirë loje.

Domethënë në momentin që ti je nga fillimi dhe gjatë gjithë këtij minutazhi i vë në presion gjatë gjithë kohës mbrojtësit kundërshtarë, patjetër që e ke kryer punën tënde. Tani normalisht që ne duam që ai edhe të vijë tek goli, sepse nëse vjen goli ana psikologjike rritet edhe është pozitive për atë vetë edhe pastaj edhe për ne.

Por që unë mendoj që me ndërrimin ose me manovrën që bëjmë pastaj, gati dy ndeshje që po sjell rezultat ose ka efekt. Jam i lumtur sepse normalisht Marko ka ardhur me vonesë edhe nuk e ka ideale gjendjen fizike. Por që ne ndonjëherë do ta tentojmë që të jenë të dy në fushë, të kemi një mentalitet edhe më shumë me finalizime.

Derisa të vijë në këtë lloj forme që ne duam me përgatitje fizike, mund të funksionojmë me këto lloj ndërrimesh, e pastaj pse jo edhe t’i provojmë të dy”

Burimi: Bota Sot