Luftëtari i UFC me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja ka bërë bujë nga hyrja e tij në ngjarjen e UFC që u mbajt në Beograd. Ditë më parë, ai zhvilloi meçin më të veçantë në karrierë, ku midis Serbisë, mes thirrjeve “Vri*ni shqiptarët”, ai e bëri një hyrje speciale në ring. Ai hyri me flamurin kuq e zi në mesin e tifozëve serbë, të cilat edhe patën thirrje anti-shqiptare.
“1 në mes të 22 mijëve”, shkroi ndër tjera Buzukja. Ai u përball me luftëtarin Bogdan Grad, por që nuk arriti të korrte fitore.
