Tirana mposhtet me përmbysje në Turqi

0%

Tirana zhvilloi miqësoren e radhës përballë ekipit turk Mardin 1969 Spor. Përballja përfundoi me fitoren e klubit të kategorisë së dytë turke me rezultatin 2-1. Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e bardhebluve të drejtuar nga trajneri Dean Klafuric. Golit të vetëm për kryeqytetasit i vendosi firmën sulmuesi Tomislav Kis, i cili u afrua në skuadër gjatë kësaj merkatoje.

Megjithatë, futbollistët e Mardin Spor arritën të reagonin gjatë pjesës së dytë. Barazimi i shifrave erdhi në minutën e 71-të me anë të Baba Alhassan. Përmbysja e rezultatit u vulos nga Enes Erol kur luhej minuta e 80-të e takimit. Kujtojmë se Tirana ndodhet në Turqi për fazën përgatitore, ku më parë barazoi 0-0 në miqësoren ndaj Çorum.

Burimi: Bota Sot