Federico Gatti është shumë pranë largimit nga Juventusi. Mbrojtësi italian është objektivi kryesor i Napolit për repartin defensiv dhe bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm. Trajneri Massimiliano Allegri e vlerëson shumë Gattin dhe e dëshiron në qendër të mbrojtjes së Napolit, ndërsa edhe lojtari shihet i hapur për transferimin.
Pengesa kryesore mbetet marrëveshja ekonomike, pasi Juventusi e vlerëson kartonin e tij rreth 20-25 milionë euro. Nëse klubet arrijnë akordin përfundimtar, Gatti pritet të largohet nga Juventusi dhe të nisë një aventurë të re me fanellën e Napolit..
