Krahas 12 dueleve të boksit në të gjitha kategoritë, do të ketë edhe 4 duele revyale në Kik Boks. Pra spektakël i boksit dhe kik boksit për qyetarët e Tetovës pa dallim dhe për mërgimtarët në veçanti Në kuadër të manifestimit tradicional “Tetova n’festë ”, të dielën në sheshin “Ilirija” në Tetovë do të zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit ku do të marrin pjesë emrab të njohur tφ boksit vendor, Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Mali I Zi .
Organizatori teknik I këtij turneu ndërkombëtar të boksit është Klubi I Boksit Shkëndija Boks që drejtohet nga Jusuf Hashimi në bashkëpunim me Federatën e boksit të Maqedonisë së Veriut Qëllimi i këtij manifestimi ndërkombëtar i boksit dhe njëherit të madhërojë manifestimin Vera Kulturore Tetovare, pasi pritet një spektakël i vërtet me plot energji, emocione dhe disiplinë!
Manifestimi ” Tetova N`fest” tradicionalisht përfshin edhe aktivitete sportive krahas programeve kulturore dhe artistike në Tetovë, prandaj le ta kthejmë Verën Kulturore tetovar në një arenë force, respekti , krenarie dhe suksesi! . -Turneu do të zhvillohet me datën ( e diel) me fillim në ora , në Sheshin Ilirija në Tetovë, ndërsa pas përfundimit të dueleve të boksit do të ketë edhe katër lufta revyale të KIK BOKSIT Turneu do të mbikëqyret nga delegat bashkë me referat e Federatës së Boksit prandaj cilësohet peshë të turneut zyrtare dhe e njohur ndërkombëtarisht nga Asocioni Boksit Evropian dhe ai Botërorë.
Duke pasur para sysh se ky manifestim i boksit ka karakter ndërkombëtar matje zyrtare e boksierëve do të bëhet të dielën duke filluar nga ora 09.00 në hapësirat e Komuns së Tetovës Në këtë mbrëmje janë parapa të zhvillohen 12 lufta dhe atë për Kadet U- n15, Junior U-17, yous senior U-19 dhe senior, ndërsa pas përfundimit të garave në boks do të zhvillohen katër duele revyale në Kik Boks
