11 milionë euro detyrojnë klubin ta shesë

0%

Çmenduria e kësaj merkato vere duket se do të vijë nga Rusia. Gazetari Andrey Pankov raporton nga Rusia se Spartaku i Moskës ka vendosur të paguajë klauzolën, pikërisht prej 11 milionë eurosh për transferimin e Mirlind Dakut nga Rubin Kazan. Firma do të vijë, nëse klubi rus dhe Daku bien dakord për kushtet personale të sulmuesit.

Duke pasur parasysh shumën e lartë të prishjes së kontratës me Rubin Kazan, atëherë edhe kontrata e re për Dakun pritet të jetë e majme. 28-vjeçari është kthyer në objektivin kryesor të merkato. Sezoni i tij nisi me gol për Rubin Kazan, ndërsa Spartaku ka kohë që e ndjek situatën e Dakut. Po ashtu edhe një tjetër ekip i Moskës më parë shfaqte interes për sulmuesin shqiptar.

Bëhet fjalë për CSKA-në, që po ashtu u raportua disa ditë më parë se është gati të paguajë kluazolën. Tashmë mbetet për t’u parë se cili prej dy klubeve do të bindë Dakun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot