Përfundon Kampionati i Kosovës në beach volley U22

0%

Federata e Volejbollit e Kosovës përmbylli me sukses Kampionatin e Kosovës në Beach Volley U22 – femra & meshkuj, i cili u zhvillua më 30 dhe në fushën e Beach Volley-t, pranë Shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Në këtë edicion morën pjesë gjithsej 20 ekipe, prej tyre 11 ekipe në konkurrencën e femrave dhe 9 ekipe në konkurrencën e meshkujve.

Garat u zhvilluan në sistemin Double Elimination, duke ofruar një konkurrencë të fortë dhe mundësi për ekipet që të zhvillonin më shumë ndeshje. Gjatë dy ditëve të turneut u zhvilluan gjithsej 36 ndeshje. Kategoria e Meshkujve 1. Dilon Latifaj / Erind Qalaj 2. Ardit Gashi / Erion Behluli 3. Art Visoka / Bled Hoxha Kategoria e Femrave 1. Sara Gashi / Medina Bajrami 2.

Anesa Zogaj / Loresa Zogaj 3 Sumeja Gojnovci / Melisa Gojnovci

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot