Talenti shqiptar lë shenjë në fitoren e Juventusit

0%

Talenti shqiptar Arman Durmishi vazhdon të lërë shenjë me fanellën e Juventusit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe besimin që trajneri Luciano Spalletti po i jep gjithnjë e më shumë në fushë.

Në miqësorn e fundit ndaj Nice, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare U-19 u aktivizua në pjesën e dytë, duke marrë minuta të rëndësishme dhe duke dhënë një tjetër performancë pozitive në fitoren 2-0 të bardhezinjve. Gjatë kohës së tij në fushë, Durmishi provoi herë pas here të krijojë raste edhe për shokët e skuadrës, duke treguar pjekuri dhe nuhatje për të gjetur rrugën e rrjetës.

Me paraqitje të tilla, Durmishi po dëshmon se është një nga talentet më premtuese jo vetëm për të ardhmen e Juventusit, por edhe për Kombëtaren Kuqezi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot