Në moshën 20-vjeçare ishte i dhjeti në botë

0%

Trajneri Simone Vagnozzi shpjegoi se si italiani u përmirësua ndër vite dhe u bë numri një në botë. Jannik Sinner konsiderohej që në vitin 2022 si një nga talentet më të mëdhenj të ATP Tour-it, por ekipi i tij besonte se për të arritur majën e tenisit botëror i mungonin disa elemente kyçe.

Me kalimin e viteve u bë e qartë se ishte krijuar një “makinë tenisi”, pasi italiani u shndërrua shpejt në një nga lojtarët më dominues të këtij sporti. Që në fillim pamë se kishte një talent të rrallë, por edhe një dëshirë të jashtëzakonshme për t’u përmirësuar. Ishte shumë i përqendruar në punën e tij. Në moshën 20-vjeçare ishte i dhjeti në botë.

Ishte tashmë një fenomen, por ne e dinim se mund të shkonte edhe më lart, tha një nga trajnerët e tij, Simone Vagnozzi, për gazetën italiane “Corriere della Sera”. Sipas Vagnozzit, dobësia më e madhe e Sinnerit në atë kohë nuk ishte teknike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai dinte të fitonte pikë spektakolare, por i mungonte dimensioni taktik – kuptimi i karakteristikave të kundërshtarëve dhe aftësia për t’iu përshtatur atyre gjatë ndeshjes, tha ai. Megjithatë, Vagnozzi thekson se përparimi nuk lidhet vetëm me shërbimin. “E gjithë loja e tij është zhvilluar.

Ai është përmirësuar në menaxhimin e pikëve, ka fituar vetëbesim në lojën pranë rrjetës dhe luan me shumë lehtësi goditjet e shkurtra ”, përfundoi trajneri.

Burimi: Bota Sot