Mund të luhet brenda vitit 2026

0%

Dy finalistet e Botërorit, Spanja dhe Argjentina mund të përballen sërish mes tyre brenda këtij viti. Sipas raportimeve të fundit, në muajin nëntor mund të zhvillohet “Finalissima” mes dy kombëtareve, e cila ishte planifikuar më 27 mars në Katar, por u anulua për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Thuhet se UEFA, CONMEBOL dhe FIFA po punojnë për të gjetur një datë të re për zhvillimin e ndeshjes. Sfida do të vinte përballë kampionen e Evropës, Spanjën, dhe kampionen e Amerikës së Jugut, Argjentinën. Mediat në Amerikën Latine raportojnë se ekziston vullnet për ta organizuar ndeshjen brenda vitit 2026.

Një nga temat që vazhdon të diskutohet është e ardhmja e Lionel Messit me kombëtaren argjentinase. Nëse Messi vendos të tërhiqet nga ekipi kombëtar, kjo sfidë do të humbiste një nga protagonistët më të rëndësishëm. Në finalen e Botërorit, Spanja fitoi 1-0 ndaj Argjentinës, pas shtesave, falë golit të shënuar nga Ferran Torres.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot