Egnatia barazoi 3 me 3 përballë Çeljes në stadiumin “Arena Egnatia”. Sfida ishte e para e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. “Çdo vit golat më janë bërë zakon. Shpresoj të vazhdoj kështu, ta mbaj këtë ritëm. Kam çdo vit pothuajse, më nderon goli dhe jam aty ku duhet. Golat?
Në fillim, por varet edhe nga fundi se si shkon.(qesh) Kur kam ardhur, kam ardhur me objektiva të qartë. Kemi folur me presidentin. Objektivi ka qenë Europa. Minimumi në grupet e Ligës së Konferencës. Presidenti prandaj më ka sjellë këtu. Personalisht më ka plotësuar të gjitha kushtet. Për këtë jam këtu. Kam gjetur Egnatia kampion dhe grup lojtarësh fantastikë.
Si djem, jashtë dhe brenda fushës. Mendoj se ky është çelësi kryesor, që Egnatia po bën hapat e duhur. Bakajoko na ka prishur komplet sistemin, si në anën difensive dhe ofensive. Kemi punuar vetëm me të gjatë javës. Normalisht që me hyrjen e Adjesës, është komplet ndryshe nga Baka. Në dhomat e zhveshjes folëm për këtë dhe e rregulluam diçka në pjesën e dytë.
Gjëja e parë që duhet të bëjë Egnatia është të mos pësojë gol. Me rëndësi ta mbajmë zero prapa dhe para të marrim maksimumin, folëm para ndeshjes. Sot çfarë është e vërteta, kjo ka qenë pika jonë e dobët. Topat e dytë. Kemi humbur çdo top të dytë, përveç golit të parë në goditje standarde që ishte më shumë goditje standarde. Është e vërtetë, që 60%-70% të topave të dytë i kemi humbur.
Ndeshja tjetër mendoj do jetë tjetër mendoj. Përderisa janë pjesë e Egnatias, ata djem që janë sot në stol janë pothuajse njësoj me lojtarët e formacionit. Janë gati 100% të gjithë të gatshëm për të kontribuar në fushë”, u shpreh Bitri.
