Test i vështirë për Dukagjinin në Ligën e Konferencës

0%

Shpërndaje në: Edicioni 2026/2027 nis me ndeshje të vështirë për fituesin e Kupës së Kosovës në futboll, Dukagjinin. Ekipi nga Klina do të përballet me Luganon e Zvicrës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja ndërmjet Luganos dhe Dukagjinit luhet të enjten nga ora në stadiumin “AIL Arena”. Ndeshja kthyese luhet në Kosovë pas një jave.

Dukagjini do ta ketë të vështirë avancimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Lugano vlerësohet favorite për avancim tutje në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli. Edhe Futboll 4 muaj më parë Fundjavë e “zjarrtë” e Superligës Lugano ka përvojë të gjatë në garat evropiane. E mbylli në vendin e tretë edicionin 2025/2026 të Superligës së Zvicrës.

Për ekipin zviceran paraqiten edhe dy shqiptarët, Uran Bislimi e Ezgjan Aliovski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha