Trajneri Artim Pollozhani dhe mesfushori Endrit Krasniqi kanë folur për duelin e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League ndaj Bravos në Lubjanë, duke kërkuar përqendrim maksimal, qasje të duhur dhe rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit.
Përballja e parë e raundit të dytë eliminator në UEFA Conference League ndërmjet Bravos dhe Shkëndijës luhet të enjten në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë, me fillim në orën . Për rëndësinë e ndeshjes dhe nivelin e garave europiane…
Artim Pollozhani: “Patjetër që na pret një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse unë e kam potencuar edhe tek konferencat e tjera që Kupat e Europës kanë një specifikë që sa më shumë raunde të kalosh, vështirësitë aq më shumë shtohen.
Çfarë do të thotë, duhet të jemi të gatshëm 100% nga i pari deri tek i fundit për një performancë ose për një pjesë të parë 90 minutëshe që na pret këtu në Slloveni. Sepse është me patjetër që të kemi një performancë të mirë si nga aspekti teknik ashtu edhe nga aspekti taktik, pasi na duhet pastaj për vazhdimësinë, sepse janë ndeshje të forta. Patjetër që duhet një qasje serioze.
Mendoj që nga i pari deri tek i fundit duhet të japim maksimumin, sepse ndeshjet e tilla janë specifike, duke marrë parasysh edhe vështirësinë që ta jep kundërshtari.” Për gatishmërinë e skuadrës dhe synimet… Endrit Krasniqi : “Mendoj që në Europë nuk besoj që ka ekip të dobët dhe që luan në këtë nivel, kështu që ekipi ka punuar shumë mirë dhe besoj që është e gatshme.
Shpresojmë që të kemi fatin dhe të arrijmë atë që dëshirojmë, kalimin tutje.” Për analizën e kundërshtarit (Bravo)… Artim Pollozhani : “Duke u fut pak tek analiza e kundërshtarit, patjetër që si model kanë qenë ndeshjet miqësore plus kampionati, sepse kampionati i Sllovenisë ka luajtur xhiron e parë.
Si analizë patjetër që është marrë ndeshja e kampionatit dhe është analizuar kundërshtari, i dimë ato armë të forta që i kanë edhe besoj që edhe ato dobësitë që mundet ose që i shfaqin gjatë këtyre ndeshjeve. Patjetër që kanë ndryshime nga sezoni i kaluar, kanë disa lojtarë të rinj që unë mendoj që në manovër do të jenë pak problem për t’u fut 100%.
Por ajo që dimë është që bëhet fjalë për një ekip cilësor, një ekip që patjetër armën më të fortë ka fizikun, është një ekip që luan taktikisht mirë, është një ekip që luan me tranzicione të shpejta, që patjetër se ne duhet të marrim masat dhe t’i kundërpërgjigjemi me një qasje të mirë ose të shkëlqyer, për të pasur pastaj edhe ndeshjen tjetër që është në Shkup, ku duke u fut me një rezultat pozitiv do të ishte jashtëzakonisht pozitive për ne.” Për njohjen e futbollit slloven nga fazat përgatitore…
Endrit Krasniqi: “Mendoj që afërsisht e dimë, edhe pse kanë qenë lojë miqësore ku secili trajner apo secili staf provon diçka të re. Besoj që e dimë kualitetin edhe të Bravos, edhe të ligës së Sllovenisë.
Kështu që neve na mbetet t’i kryejmë detyrat të cilat i vendosim para ndeshjes dhe dihet qëllimi ynë cili është, kështu që vazhdojmë dhe të punojmë për atë qëllim.” Përgatitjet e Shkëndijës në Slloveni, avantazh për kundërshtarin… Artim Pollozhani: “Patjetër që është pozitive për kundërshtarin në këtë rast, por që mos harrojmë që në ditën e sotit çdonjëri të analizon.
Pavarësisht se ti je në fazë me një vend ku pastaj ke ndeshje me një ekip të atij dhe atij vendi, unë mendoj që bota e sotit ka avancuar, futbolli ka avancuar aq shumë sa nuk ka më të fshehta. Domethënë edhe po mos të ishim ne në fazë përgatitore në Slloveni, unë mendoj që patjetër kundërshtari do na analizonte.
Është pak më shumë në avantazh sepse ato nuk luajtën në xhiron e parën në Europë, ndërsa ne kemi luajtur praktikisht në xhiron e parë. Në atë sens të analizës ato kanë një përparësi më shumë se ne, por që edhe ne kemi përparësi në aspektin e asaj që ne dy ndeshje në Kupat e Europës praktikisht i kemi kaluar.
Kundërshtari ka bërë një ndeshje në kampionat, por që unë mendoj se është ndryshe kampionati me Kupat e Europës. Ka favore, ka disfavore, por që ajo që duhet të theksohet është mënyra e qasjes se si do të futemi ne nesër në ndeshje. Sepse për mua është një pjesë e parë nesër që mbaron me ndeshjen e kthimit në Shkup.
Nëse do të kemi rezultat pozitiv, që ne do ta tentojmë me patjetër rezulatin pozitiv, do të ishte një avantazh i madh për ne. Por duhet ditur edhe kjo pjesa tjetër që bëhet fjalë për një ekip që është taktikisht jashtëzakonisht i disiplinuar, që do të thotë vështirësia rritet edhe më shumë. Por mendoj që në ekipin tonë kemi lojtarë cilësorë, kemi eksperiencën e duhur në Kupat e Europës.
Nëse të gjitha këto bashkohen, duke i fut aty edhe atë dëshirën për fitore, unë mendoj që do të dalim me rezultat pozitiv. Shpresoj se do të dalim me rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme.” Për definicionin e rezultatit pozitiv… Endrit Krasniqi : “Rezultati pozitiv dihet që fitorja është aty rezultat pozitiv.
Por kjo ndeshje dhe çdo ndeshje tjetër që është me kualifikim në një rund tjetër vendoset në Shkup tash. Kështu që ne nesër shpresojmë të japim më të mirën dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e rradhës.” Për gjendjen e skuadrës dhe veprimet në sulm…
Artim Pollozhani: “Përsa i përket formacionit nuk mund t’ju them edhe mungesave, sepse ne kemi një seancë stërvitore që duhet kryer tani, pastaj do të shohim si do të jetë gjendja fizike e secilit futbollist.
Unë e kam potencuar edhe në pres-konferencat edhe para ndeshjes së kthimit edhe mbas ndeshjes së kthimit me Europa FC, që nuk duhet të shfaqim shenja që kemi rezultat pozitiv në xhep edhe tani të mos japim maksimumin.
Patjetër që ajo ndeshje si interpretim ka qenë e mirë, por që kemi pasur ato problematikat për shembull që ne i kemi deklaruar në pres-konferencë mbas ndeshjes, që ajo 1/3 e sulmit duhet veprimet t’i ketë më të shpejta edhe finalizimet të jenë më të shpejta.
Kështu që nuk besoj se ka pasur ndonjë neglizhencë, por thjesht ato veprimet në pjesën e fundit ose 1/3 e sulmit duhet të jenë më të shpejta. Ne aty kemi punuar gjatë kësaj jave, që ato gabime që na shfaqen t’i evitojmë”.
