Shkëndija e Tetovës ka zbarkuar në Slloveni me synimin e qartë për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga transferta e Lubjanës, duke synuar ndërtimin e një pozite favorite për ndeshjen e kthimit në Shkup. :Shkëndija nis (sot, e enjte, 20.45) sfidën e raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League në transfertë ndaj skuadrës sllovene NK Bravo Kuqezinjtë kërkojnë të marrin një rezultat sa më favorshëm në takimin e parë për të rritur gjasat e kualifikimit përpara përballjes vendimtare në Shkup Ekipi ka marrë të gjitha masat për përgatitje optimale duke udhëtuar dy ditë më parë drejt Sllovenisë, ku ka zhvilluar dy seanca stërvitore në kryeqytetin slloven Portieri Babacar Gaye dhe mbrojtësi Anes Meliqi janë në dyshim për shkak të dëmtimeve dhe me shumë gjasa nuk do të jenë në kombinim për ndeshjen.
Sebastian Spahiu është kthyer në stërvitje me intensitet maksimal dhe do të jetë në kombinim për lojë. Përgatitjet në Lubjanë: Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit zyrtare në arenën “Stozhiice”, ku stafi teknik ka dhënë udhëzimet e fundit taktike përpara përballjes së nesërme.
Përballjet me sllovenët: Kjo është hera e dytë që Shkëndija luan në kupat e Evropës përballë një rivali nga Sllovenia, pas përballjes së vitit 2021 kundër NS Mura në eliminatoret e UEFA Champions League.
Njohja e futbollit slloven: Shkëndija fazën përgatitore verore vazhdimisht e zhvillon në Slloveni, teksa këtë verë zhvilloi teste ndaj Koperit dhe Celjes, një përvojë që shërben si pasqyrë dhe përparësi për atë që e pret skuadrën ndaj Bravos.
Përvoja evropiane: Pas kualifikimit bindës në raundin e parë me bilanc të përgjithshëm 5:0 ndaj Europa FC, Shkëndija synon të vazhdojë ecurinë pozitive edhe në këtë përballje me nivel më të lartë rivaliteti.
Objektivi i kthimit: Trajneri Artim Pollozhani dhe skuadra synojnë ta mbajnë kualifikimin krejtësisht të hapur ose në avantazh për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje i është besuar një trupe gjyqtarësh nga Finlanda, e udhëhequr nga arbitri kryesor Joni Hyytiä”, ka njoftuar faqja e klubit.
