Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha

0%

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një proces që kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve, ndërsa barra kryesore e koordinimit bie mbi strukturat e integrimit.

Në një postim në Facebook, Zulfaj tha se puna e përditshme e zyrtarëve të integrimit zhvillohet larg syrit të publikut dhe përfshin qindra e-maile, dhjetëra dokumente, telefonata dhe takime koordinuese ndërinstitucionale.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me zyrtarët e integrimit, të cilët i falënderoi për angazhimin e tyre, ndërsa diskutuan edhe për sfidat dhe mundësitë në procesin e integrimit evropian. “Kapitali njerëzor është sfidë dhe mundësi njëkohësisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sfidë, pasi reformat kërkojnë staf të mirëpërgatitur që mbulon çdo sektor në 33 kapitujt e integrimit me BE-në, të cilët mbulojnë çdo fushë të jetës”, ka shkruar ai . Ai theksoi se janë pikërisht reformat e përditshme, ligjet dhe aktet nënligjore të përafruara me ato të Bashkimit Evropian që sjellin transformim, forcojnë demokracisë, zhvillojnë vendin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Në fund, Zulfaj vlerësoi përkushtimin e zyrtarëve të integrimit, duke theksuar se shumica prej tyre janë përfitues të bursave për studime në fusha që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Burimi: Bota Sot