Portieri i Marokut bëhet legjendë, i bashkohet atyre që kanë pritur

0%

Portieri i Marokut, Jasin Bunu, ka shkruar sot emrin mes portierëve legjendarë që kanë marrë pjesë në Botërorë. Duke i pritur penalltinë Kilian Mbape, ai ka çuar në 4 numrin e penalltive të pritura në Kupën e Botës.

Kësisoj, ai i bashkohet gjermanit Shumaker, argjentinasit Gojkoçea, spanjollit Kasijas dhe kroatit Livakoviç si të vetmit portierë që kanë pritur një numër të tillë penalltish në këtë turne, mes atyre gjatë ndeshjeve dhe atyre në goditjet pas shtesave.

Por ndër të gjithë, Bunu ka statistikë të çmendur, pasi në 9 penallti të gjuajtura kundër tij, ai ka pritur 4, 2 janë ndalur nga shtylla, 1 ka shkuar jashtë dhe vetëm 2 kanë përfunduar në gol.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot