Pamjet që duhet të alarmojnë Francën

0%

Kylian Mbappe ishte protagonist në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës pasi shënoi golin që i dha avantazhin ekipit të tij ndaj Marokut. Por sulmuesi nuk e mbylli dot ndeshjen ashtu siç do të dëshironte. Në minutën e 77 të duelit, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të kundërshtarëve gjatë të gjithë takimit, ai çoi “flamurin e bardhë” dhe u ul në fushë, duke kërkuar zëvendësim.

Futbollisti kishte marrë disa goditjen në kavilje dhe kërkoi që të zëvendësohej pasi nuk mund të vazhdonte më. Ai u çua dhe doli vetë nga fusha e lojës, por sapo shkoi në pankinë, hoqi këpucën dhe vendosi një qese me akull mbi kaviljen ku e kishin goditur vazhdimisht futbollistët e Marokut duke tentuar që ta ndalnin.

Ndeshja e radhës e Francës, ajo gjysmëfinale, është më datë 14 dhe qartësisht objektivi i këtyre ditëve do të jetë të rikuperohet sa më shpejt Mbape pas këtij dëmtimi, duke pasur parasysh se ai është padyshim emri kryesor i manovrës së sulmit të “gjelave”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot