Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Marokut në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit. Kylian Mbappe, edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, arriti të shënojë në pjesën e dytë, ndërsa golin tjetër të Francës e realizoi Ousmane Dembele.
Pikërisht Dembele, sipas “SofaScore”, ishte lojtari i ndeshjes me notën 8.9. Pas tij u rendit Mbappe me notën 7.8, ndërsa Michael Olise (7.5) dhe Desire Doue (7.4) kompletojnë listën e lojtarëve më të vlerësuar të Francës. Te Maroku, lojtari më i mirë ishte portieri Bono me notën 8.0, falë pritjeve të shumta që mbajtën ekipin në lojë për një kohë të gjatë.
Notën më të ulët te marokenët e mori Noussair Mazraoui me 6.0. Notat e lojtarëve të Francës dhe Marokut France – Morocco Live Score / Telegrafi
