Në stadiumin “Koshevo”, Sarajeva, për të cilën gjatë gjithë ndeshjes luajti futbollisti Agon Elezi, ishte në disavantazh 0:1 ndaj skuadrës finlandeze Inter Turku deri në çastet e fundit të takimit. Megjithatë, në minutën e katërt shtesë (90+4), Barishiq realizoi golin e barazimit, duke i shpëtuar Sarajevës nga humbja në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Conference League.
Për udhëtuesit shënoi Conteh në minutën e 7-të. Sarajevën e pret punë e vështirë në konak të Inter Turkut në javën që vjen.
