Alejandro Garnacho drejt transferimit në Serie A

0%

Pasi dështoi për transferimin e mundshëm të Mason Greenwood, Roma ka hedhur sytë nga sulmuesi anësor i Chelsea-s, Alejandro Garnacho.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla, 22-vjeçari argjentinas po përflitet sërish për një transferim të mundshëm në Serie A, pasi edhe verën e kaluar ishte pranë kalimit te Napoli, por në fund nuk u arrit marrëveshja mes palëve dhe ai shkoi te Chelsea. Sipas raportimit në fjalë, propozimi i Romës është për huazimin me të drejtë blerjeje.

Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga e Chelsea-s, e cila pagoi verën e kaluar plot 46 milionë euro për kartonin e Garnacho te Manchester United, por sezoni i tij i parë te londinezët ishte shumë i dobët. Në 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e fundit, Garnacho kontriboi me 8 gola dhe 4 asiste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot