Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e

0%

Peshku sferik po përhapet me shpejtësi në Detin Egje. Ky peshk invaziv është helmues dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar. Ministria greke e Zhvillimit Rural dhe e Ushqimit njoftoi se do të ofrojë shpërblim financiar për kapjen e peshkut sferik. Oferta për kapjen e këtij peshku invaziv vlen për peshkatarët profesionistë rreth Kretës dhe në jug të Detit Egje.

Për çdo kilogram të kësaj specieje invazive do të paguhen 5,33 euro. Shoqatat e peshkatarëve e përshëndetën këtë program, pasi ky peshk ua vështirëson ndjeshëm punën peshkatarëve dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar.

Sipas Qendrës greke për Kërkime Detare (HCMR) kjo specie përshtatet shumë ndaj mjediseve të ndryshme dhe ka pak grabitqarë natyrorë, gjë që favorizon përhapjen e saj. Po ashtu peshku sferik shumohet me shpejtësi duke zhvendosur dhe kërcënuar speciet vendase. Helmues por jo shumë i rrezikshëm Peshku sferik është helmues dhe nuk duhet të konsumohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trupi i tij përmban tetrodotoksinë (TTX), një helm nervor që bllokon përcjelljen e impulseve në nerva dhe që nuk shkatërrohet nga nxehtësia gjatë gatimit. Po ashtu ai ka dhëmbë shumë të mprehtë, të ngjashëm me sqepin të cilat shqyen rrjetat e peshkimit dhe i zbraz ato.

Peshkatarët raportojnë vazhdimisht për plagë të rënda nga kafshimet e këtij peshku, të cilat i pësojnë, për shembull, gjatë pastrimit të rrjetave.

Burimi: Bota Sot