Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Rafet Halimi, u vlerësua me 87 pikë në intervistën për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit që u zhvillua sot, më . Këshilli Prokurorial i Kosovës intervistën me prokurorin Halimi, si dhe intervistat me katër kandidatët e tjerë.
Halimi gjatë intervistës tha se ka 20 vite përvojë pune, duke filluar nga puna në Telekomin e Kosovës, pastaj në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. “Vizioni im për Kryeprokurorinë e Shtetit është që në të ardhmen, pas përfundimit të mandatit tim, prokurori i shtetit të jetë ekuivalent me të gjitha prokuroritë e shteteve të Bashkimit Europian.” – ka deklaruar Halimi.
Halimi tha se kanë parë shumë defekte nga koordinimi mes Policisë e Prokurorisë, nuk i është dhënë rëndësi kohës së kujdestarisë së prokurorëve për të cilën sfidë ai shpjegoi se mund të shkaktojë rritje të numrit të lëndëve të panevojshme. “Kam paraparë edhe digjitalizimin…
Unë kam paraqitur një platformë e cila do të vendoset në çdo Prokurori, Prokuroritë Themelore dhe Prokurorinë Speciale, e cila do të incizohet çdo bisedë mes prokurorit dhe hetuesit, i cili paraqitet nga vendi i ngjarjes.” – shpjegoi Halimi.
Për të kuptuar më shumë se cilat janë vizionet e Rafet Halimit për Kryeprokuror të Shtetit mund të ndiqni intervistën e plotë të tij në linkun në vazhdim. Para publikimit të kësaj interviste dhe të intervistave të katër kandidatëve të tjerë për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi rezultatet e secilit për intervistën. Ata janë intervistuar nga ora deri më .
Sipas rezultateve të intervistimit, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë (91.6). Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë. Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.
