Në intervistën për Kryeprokuror të Shtetit që u zhvillua sot, më , prokurori Naim Abazi u vlerësua me 89 pikë. Abazi është prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe gjatë intervistës tha se i plotëson kriteret për të qenë Kryeprokuror i Shtetit. Ai tha se prokurorët në ditët e sotme janë të ngarkuar deri në 500 lëndë, andaj mendon se duhet të ketë menaxhim efikas të këtyre lëndëve.
“Është edhe ngritja e cilësisë së aktakuzave dhe hetimeve, sidomos te veprat penale që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe të tjera të rënda… Mendoj që në disa raste prokurorët kanë nevojë të kenë specializime të veçanta në fusha të caktuara.
Në situatat e tilla nuk është bërë asnjëherë mjaftueshëm në sekuestrimin e pasurisë e cila është përfituar me vepër penale.” – tha Abazi gjatë intervistës. Sipas Abazit, “Kryeprokurori i mirë duhet të ketë prokurorë të mirë”, por kjo tha se nuk do të thotë që prokurorët të mbrohen edhe kur janë gabim. Intervistën e plotë të Abazit mund ta ndiqni në linkun në vazhdim.
Para publikimit të kësaj interviste dhe të të tjerë për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi rezultatet e secilit për intervistën. Ata janë intervistuar nga ora deri më . Sipas rezultateve të intervistimit, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë (91.6). Atdhe Dema 89.3 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë.
Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.
