Mësohet gjyqtari për ndeshjen e Vllaznisë ndaj Malishevës

0%

Vllaznia përballet me Malishevën të enjën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës.

Për këtë duel, UEFA ka caktuar gjyqtarin gjeorgjian Giorgi Avazashvili, për të cilin ky është edicioni i dytë në të cilin drejton në arenën ndërkombëtare. 37-vjeçari drejtoi vetëm një ndeshje befasuese në edicionin e kaluar në turin e parë të Ligës së Konferencës, atë mes Borcit Banja Lluka dhe Santa Koloma në Bosnjë Hercegovinë.

Aty, për çudinë e të gjithëve ishte ekipi nga Andorra ai i cili fitoi me shifrat 4-1 që e ndihmuan më pas të kalonte turin. Asistentë të tij janë Levan Varamishvili dhe Giorgi Gogokhia, ndërsa Koba Revazashvili është caktuar nga UEFA si gjyqtar i katërt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot