Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shpalli shtatë ditë zie kombëtare, një javë pasi dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, vranë mijëra persona. “Shpirti i Venezuelës është shkatërruar nga jetët e humbura në këto tërmete shkatërruese”, tha Delcy Rodriguez në një mesazh të ndarë në Telegram.
“Si një homazh për kujtimin e viktimave, kam vendosur të shpall shtatë ditë zie kombëtare duke filluar nga sot”, njoftoi ajo. Kujtojmë se dy tërmetet e goditën Venezuelën javën e kaluar, një 7.2 dhe tjetri 7.5 ballë, duke shkaktuar mijëra viktima. Autoritetet lajmëruan se më shumë se 50 mijë persona ishin shpallur në kërkim dhe se pritej që numri i të vdekurve të ishte më i lartë.
