Franca e papërmbajtshme, eliminon Marokun

0%

Shpërndaje në: Sulmi i Francës ka qenë sërish efikas në momentet vendimtare dhe e theu dy herë mbrojtjen e Marokut në pjesën e dytë. Franca të enjten mbrëma në Boston fitoi 2:0. Ishte ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Botës, ndërsa ishin francezët që bënë vend në gjysmëfinale. Tani Franca në gjysmëfinale e pret fituesen e ndeshjes Spanja – Belgjika.

Kjo ndeshje luhet të premten nga ora . Portieri Yassine Bounou i Marokut pati paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë duke bërë shumë pritje. Madje e ndali edhe tentimin e Kylian Mbappes nga penalltia e minutës së 28-të. Por, Bounou nuk arriti që ta ndal gjuajtjen e fuqishme të Mbappes në minutën e 60-të që shënoi për 1:0.

Për të ishte goli i tetë në këtë Kupë të Botës, sa ka edhe Lionel Messi i Argjentinës. Mbappe e përgatiti edhe golin e dytë të Francës, që u shënua nga Ousmane Dembele. Mbappe pasoi për fituesin e “Topit të Artë”, i cili gjuajti bukur për 2:0, në minutën e 66-të. Mbappe më pas e la fushën i lënduar, në minutën e 77-të. Maroku tentoi të kthehej në lojë, por e pati të pamundur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Maroku eliminohet nga Botërori, ndërsa suksesi më i madh mbetet gjysmëfinalja e vitit 2022 në Katar. Edhe në atë Botëror, Maroku u mposht nga Franca 2:0.

Burimi: Koha