Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të

0%

Analisti, Xhavit Drenori ka vlerësuar se Aleanca po vetëpërjashtohet nga procesi i formimit të institucioneve me qëndrimin e saj. Drenori ka thënë se kërkesat e kësaj partie janë program qeverisës dhe qëndrimi i saj për të mos qenë në bashkëqeverisje është diskrpeancë. “Aleanca nuk do me hy në qeveri dhe ka qit pika për program qeverisës dhe këtu është një lloj diskrepnacë.

Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces që realisht kish mundur me dhënë kontribut, që të paktën të presidenti të luaj rolin e saj”, ka thënë Drenori. Ai poashtu ka thënë se nëse kryeministri në detyrë arrin të bëjë marrëveshje me PDK-në ose LDK-në , Aleanca del duar thatë nga kjo situatë.

“Nëse me PDK ose LDK ose me të dyja z.Kurti arrin me zgjedh presidentit, sepse aty është çështja, atëherë Aleanca realisht ka dal duar thatë nga kjo situatë” , ka thënë Drenori. Aleanca ka refuzuar edhe ftesën e Kurtit për takim me liderët partiak duke thënë se nuk e shohin të arsyeshme takimin pasi kanë paraqitur kërkesat e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo parti ka thënë se nëse plotësohen 6 kërkesat e tyre, do të bëjnë kuorumin për president duke mos kërkuar poste në ekzekutiv.

Burimi: Bota Sot