Newcastle firmos me tetëmbëdhjetëvjeçarin e Ajax

0%

Newcastle United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit holandez tetëmbëdhjetë vjeçar Sean Steur nga Ajax. Lojtari i talentuar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez dhe do të jetë pjesë e projektit të Newcastle për të ardhmen. Sipas Ajax, vlera e transferimit mund të arrijë rreth njëzet e shtatë milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Steur është produkt i akademisë së Ajaxit, ku ishte bashkuar që në moshën shtatëvjeçare dhe ka kaluar të gjitha grupmoshat e klubit holandez. Ai është gjithashtu reprezentues i Holandës U-19. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, mesfushori holandez është shprehur i emocionuar për kalimin në Premier League. “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu.

Newcastle është një klub i madh në Premierligë dhe gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj në ligën më të mirë në botë”, ka thënë Steur. Ai ka treguar edhe për stilin e tij të lojës, duke theksuar se preferon futbollin ofensiv. “Jam një lojtar që dua ta kem topin dhe të luaj gjithmonë përpara. Ndihem mirë mes linjave dhe mendoj se kam shumë energji në lojën time.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dua vetëm të fitoj”, ka shtuar ai. Steur do ta bartë fanellën me numrin 14 te Newcastle dhe bëhet përforcimi i tretë i ekipit anglez gjatë këtij afati kalimtar, pas portierit francez Ewen Jaouen dhe sulmuesit anësor nga Bregu i Fildishtë Bazoumana Toure. Newcastle do ta nisë sezonin e ri më 23 gusht, kur në stadiumin “St James’ Park” do të përballet me Liverpool.

Burimi: Bota Sot