Messi do ta ketë trajner një ish-bashkëlojtar

0%

Shpërndaje në: Inter Miami ka vendosur që argjentinasi Cristian Alberto “Kily” Gonzalez, të jetë trajner i ri i skuadrës. Ai do ta zëvendësojë bashkëkombësin, Guillermo Hoyos, i cili largohet nga ky post me rezultate të dobëta. Interi nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit dhe është eliminuar nga Kupa e Ligës.

Kily Gonzalez, që është pa klub qëkur u largua nga Platense në tetor të vitit 2025, do ta udhëheqë Inter Miamin posa ta marrë lejen e punës. Superylli i Inter Miamit, Lionel Messi, ka luajtur në të kaluarën me Kily Gonzalezin. Hoyos ishte trajner i Inter Miamit prej muajit prill, pasi Javier Mascherano dha dorëheqje për arsye personale.

Burimi: Koha