Zhegrova te Lazio me “formulën” që u përshtatet të gjithëve?

0%

Shpërndaje në: Juventusi dhe Lazio mund të arrijnë së shpejti marrëveshjen që Edon Zhegrova të jetë pjesë e klubit nga kryeqyteti italian. Mediumet italiane kanë shkruar se Zhegrova pritet ta vazhdojë karrierën te Lazio, me formulën që do t’u përshtatet të gjithëve. Lazio është duke kërkuar që krahun e djathtë të sulmit ta përforcojë me futbollistin e Kosovës.

Zhegrova shihet si alternativë për Gustav Isaksenin, dhe nëse ka nevojë edhe për krahun tjetër të sulmit, përkatësisht për Mattia Zaccagnin. Kështu ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” të premten. Lazio mund ta mbyllë marrëveshjen me huazim me obligim blerjeje, zgjidhje për të cilën Juventusi është pajtuar.

Paga vjetore e 27-vjeçarit është afro 2.5 milionë euro, dhe kjo është e përballueshme për Lazion. Zhegrova e njeh elitën e futbollit italian, pasi i ka luajtur 20 ndeshje në edicionin e kaluar, ndonëse me minutazhë jo të madhe. Ai luajti edhe të dielën ndaj Frosinones në ndeshjen hapëse të edicionit të ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha