Prokuroria kërkon një muaj paraburgim Gani Gecin, i dyshuar për

0%

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”. Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, ndaj Gecit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa për këtë kërkesë pritet të vendosë gjykata kompetente.

Geci dyshohet për përfshirje në një rast të kanosjes, ndërsa kërkesa e Prokurorisë për paraburgim nuk nënkupton se i njëjti është shpallur fajtor. Vendimi për caktimin ose jo të masës së paraburgimit mbetet në kompetencë të gjykatës. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com