Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë

0%

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula, në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit. Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar që do të bëjë gjithçka që mundet brenda kornizave ligjore për ish-krerët e UÇK-së.

“Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, ‘unë kam me bo me iu ndihmu në procesin e Apelit dhe në nënshkrimin e Ligjit’”, tha Krasniqi. Pos tjerash, djali i ish-kreut të UÇK-së, tha se vizita e presidentes është e para në gjashtë vjet nga një përfaqësues i institucioneve.

“Është një rëndësi edhe për familjen, që institucionet janë të gatshme të kontribuojnë për me u mbrojt lufta e drejtë e UÇK-së”, tha ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com