​Dardan Cena lufton për medaljen e bronztë në Taranto

0%

Xhudisti kosovar Dardan Cena është një hap larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Cena ka kaluar me sukses edhe luftën e dytë të repasazhit, duke triumfuar me Ippon ndaj xhudistit nga Bosnja dhe Hercegovina, Mustafa Hebib. Me këtë fitore, Cena ka siguruar përballjen për medaljen e bronztë, ku do të përballet me xhudistin turk Vedat Albayrak.

Përfaqësuesi i Kosovës synon ta mbyllë me medalje paraqitjen e tij në Lojërat Mesdhetare, ndërsa tashmë e pret një përballje vendimtare ndaj turkut Albayrak. Të gjithë sytë janë te dueli për medaljen e bronztë, ku Cena do të kërkojë edhe një fitore për ta ngjitur flamurin e Kosovës në podium.

Burimi: Bota Sot