Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb kontrollin e mjetit dhe

0%

Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fushë-Krujë-Borizanë. Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi Vath Leka, 62 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në oborrin e një banese dhe më pas ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 62-vjeçari, i cili udhëtonte i vetëm në automjet.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprak Rreth orës , në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V.

L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot