Manu Kone drejt transferimit befasues te Real Madrid

0%

Jose Mourinho është një admirues i madh i Manu Kone, mesfushorit francez të Romës, të cilët njëkohësisht po e ndjekin shumë klube të mëdha. Sipas AS, Manu Kone është ndjekur prej javësh nga vëzhguesit e Real Madridit dhe të gjithë janë të një mendjeje se francezi është profili i duhur për mesfushën e “Los Blancos”.

Megjithatë, transferimi i Kone drejt Real Madridit këto ditë të mbetura të merkatos duket pak i vështirë. Para se të tentojë transferimin e francezit, Real Madrid duhet të shesë më parë një nga mesfushorët që ka në skuadër aktualisht. Emri më i mundshëm është ai i Eduardo Camavinga, për të cilin ka interes konkret nga ana e Manchester United.

Në rast shitjeje të Camavinga-s, atëherë Real Madrid do të dërgojë një ofertë në drejtim të Romës për Kone.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot