Donjeta Sadiku merr me krenari medaljen e artë, Serbia bojkoton

0%

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi dueli final ndaj Kristina Kuluhovës u ndërpre për shkak të lëndimit të kundërshtares. Boksierja kosovare e nisi ndeshjen qetë dhe me kontroll, duke realizuar goditje të sakta, veçanërisht në kokë. Sadiku krijoi epërsi që në raundin e parë, ndërsa më pas meçi u ndërpre pasi Kuluhova pësoi lëndim në arkadë.

Pas vendimit për ndërprerjen e duelit, Sadiku u shpall fituese dhe ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë në këto Lojëra Mesdhetare. Megjithatë, përfaqësuesja e Serbisë vendosi të mos paraqitej në podium gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve.

Donjeta Sadiku e pranoi me krenari medaljen e artë, ndërsa himni i Kosovës u dëgjua në Itali në praninë e shumë përkrahësve të saj që ndodheshin në palestër. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com