Ardian Gjini reagon pas deklaratave të qytetarit në Kuvend për

0%

Lideri i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj deklaratave të një qytetari që sot, më , i tha në sallën e Kuvendit kundër bashkëpartiakut të tij, Ramush Haradinajt. Qytetari është dëgjuar duke bërë thirrje për dënimin e Haradinajt me burg.

Këto deklarata u thanë në ditën e tretë të vizitës së mërgimtarëve në Kuvendin e Kosovës, por që u shoqëruan fillimisht me përplasje në mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj u shkaktuan edhe debate mes vizitorëve që shprehnin përkrahje partiake.

Sipas Gjinit, thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë.” – ka shkruar Gjini në Facebook më .

Gjini vlerëson se ky është një “instrumentalizim i rrezikshëm”, i cili thot se “nuk përfaqëson mërgatën tonë patriotike, por rezultatin e një inxhinierie të mbrapshtë politike, ku Prokuroria e Shtetit duhet të ndërhyjë urgjentisht.” “Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush.

Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës.” – ka theksuar Gjini.

Burimi: Kallxo